E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ankesa për fatura të larta të ujit

22/09/2009  Drejtori i Ujësjellësit: Do t’i shqyrtojmë. Të paraqesin certifikatat me numrin real të familjarëve

FIER- Ankohen banorë fierakë për faturat e ujit të pijshëm, pasi sipas tyre janë shumë të larta dhe tepër abuzuese. Ankesat e abonentëve fierake për faturat e ujit të pijshëm për sa u përket vlerave monetare të konsumit të lëngut jetik është pranuar edhe si fakt i vërtetë nga drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Fier, Agim Plepi. Sipas tij, fakti megjithëse i vërtetë është zbatuar pagesa afrofe në ato banesa pa matëse dhe llogaritja e konsumit të ujit të pijshëm bëhet sipas numrit të frymëve në familje. Ankesat e banorëve janë paraqitur edhe në këto kushte të vendosura, pasi në të shumtën e rasteve nuk përputhet numri i familjarëve të vendosur në fatura me ato reale.

(Mos)abuzimi

Ndërkohë që drejtuesi i ujësjellësit në Fier është shprehur se nga të gjithë këta abonentë kërkohet një vërtetim nga rajoni për të vërtetuar numrin real të pjesëtarëve të familjes dhe se kjo metodë është bërë për rritjen e pagesës në arkën e kësaj ndërmarrjeje. “Ka ditë që ankesat e qytetarëve janë sjellë në tavolinën time, ka thënë Plepi, madje po shqyrtohen ata qytetarë që në mënyrë të padrejtë ne i kemi faturuar më tepër, pra ata abonentë që ne kemi gabuar në numrin e frymëve dhe jo ata që janë me matëse dhe shumë pak është numri i këtyre kërkesave të drejta. Nga konstatimet që kemi tani është se 80% e abonentëve kanë ankesa të këtij karakteri, por unë dua të theksoj një fakt të vërtetë. Fieri nuk është më 28 mijë banorë, por 86 mijë banorë. Nga statistikat për çdo familje mesatarja e numrit të anëtarëve është 4 persona dhe ne kemi bërë ngarkesën përkatëse për këta banorë. Të gjithë ata banorë që kanë kontestime për faturat e ujit ne u kemi sqaruar që në rajon të pajisen me certifikatën e gjendjes civile dhe për ata që i kanë jashtë shtetit të marrin vërtetim në rajon që fëmijët nuk banojnë në Shqipëri dhe ata nuk do të paguajnë asgjë në muajt pasardhës”. Ndërkohë qyteti i Fierit numëron sot rreth 14 mijë abonentë të ujit të pijshëm, sepse 6000 familje edhe pse furnizohen janë jashtë skemës, apo informal. Rreth 1300 familje të tjera janë pa matës, ndërsa 3000 të tjerë rezultojnë jashtë shtetit.

Abuzimet me faturat

“Ka ditë që ankesat e qytetarëve janë sjellë në tavolinën time, ka thënë Plepi, madje po shqyrtohen ata qytetarë që në mënyrë të padrejtë ne i kemi faturuar më tepër, pra ata abonentë që ne kemi gabuar në numrin e frymëve dhe jo ata që janë me matëse dhe shumë pak është numri i këtyre kërkesave të drejta. Nga konstatimet që kemi tani është se 80% e abonentëve kanë ankesa të këtij karakteri, por unë dua të theksoj një fakt të vërtetë. Fieri nuk është më 28 mijë banorë, por 86 mijë banorë. Nga statistikat për çdo familje mesatarja e numrit të anëtarëve është 4 persona dhe ne kemi bërë ngarkesën përkatëse për këta banorë. Të gjithë ata banorë që kanë kontestime për faturat e ujit ne u kemi sqaruar që në rajon të pajisen me certifikatën e gjendjes civile dhe për ata që i kanë jashtë shtetit të marrin vërtetim në rajon që fëmijët nuk banojnë në Shqipëri dhe ata nuk do të paguajnë asgjë në muajt pasardhës”, tha drejtori Plepi. Ndërkohë qyteti i Fierit numëron sot rreth 14 mijë abonentë të ujit të pijshëm, sepse 6000 familje edhe pse furnizohen janë jashtë skemës, apo informal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›