Voinovich: “Çështja e Kosovës praktikisht ka marrë fund”
22/09/2009 Deklarata e senatorit
Gazeta “Danas” e Beogradit në botimin një ditë më parë në Nju-Jork shkruan se pritet të nisë debati në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me çështjen e Kosovës. Mes të tjerash kjo gazetë, duke iu referuar një senatori amerikan, shkruan se “...senatori amerikan George Victor Voinovich, republikan i Illinoisit (me origjinë serbe), në tërësi përkrah tezën amerikane se çështja e Kosovës “praktikisht ka marrë fund”, duke vlerësuar se pavarësia e Kosovës, “ndonëse ka pasur të meta nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në atë periudhë kur u shpall dhe u njohë nga Shtetet e Bashkuar ka qenë e vetmja zgjidhje për situatën dhe padrejtësitë e krijuara nga Millosheviçi ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, politikë kjo që është ndalur me intervenimin e parë të NATO-s në historinë e saj", - citohet senatori sipas "Danas". Senatori amerikan George Victor Voinovich, pasi shërbeu për 40 vjet në poste të ndryshme në Uashington, ka deklaruar se në mbarim të këtij mandati vitin e ardhshëm do të largohet nga politika, duke dalë në pension. Voinovich është dekoruar disa herë nga komuniteti serb në Illinois. Ai është edhe anëtarë nderi i Këshillit Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë. Në websitin e kësaj shoqate (ëëë.savekosovo.org),) përmendet shpesh emri tij për lidhjet i mira me komunitetin serb në Amerikë. Këshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si “aktiviteti i Venable LLP” dhe “Global Strategic Communications”, që të dy grupime këto të regjistruara në përputhje me aktin për regjistrim të përfaqësuesve të huaj si agjentë në shërbim të Këshillit Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë.