KQZ-ja do të rillogarisë fondet publike në varësi të rezultatit zgjedhor
22/09/2009 Lekët që iu dhanë 5 partive që s’fituan mandat do t’u jepen 6 të tjerave
Vetëm partia e Ndokës ka kthyer detyrimet financiare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot kthimin e fondeve të përfituara nga partitë që nuk kanë fituar asnjë mandat në Kuvend dhe të llogarisë rishpërndarjen e tyre te partitë që kanë fituar mandat në Kuvend në zgjedhjet për Kuvendin 2009. Sipas rezultateve të zgjedhjeve, detyrimin për të kthyer lekët e kanë pesë subjekte zgjedhore: Partia Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Socialdemokrate. Ato duhet të kthenin deri më 31 gusht pranë KQZ-së një shumë prej 17 061 338 lekë, të cilat i përfituan nga Buxheti i Shtetit për të zhvilluar fushatën elektorale në funksion të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkohë kjo shumë do t’u shpërndahet gjashtë subjekteve zgjedhore sipas përqindjes së vendeve të fituara në zgjedhjet e radhës. Nga subjektet që kanë detyrimin vetëm ajo e kryesuar nga Nard Ndoka mësohet të jetë korrekte me ligjin, ndërsa të tjerat mund të pësojnë sanksionet e Kodit Zgjedhor. Për këtë rast ligji për zgjedhjet parashikon që në rast të moskthimit të fondeve pa shkaqe të përligjura KQZ-ja i kërkon ministrit të Financave që të urdhërojë Zyrën e Thesarit që këto shuma t’i mbajë nga fondet e tjera buxhetore që përfitojnë këto parti dhe t’i kalojë ato në buxhetin e KQZ-së. Po ashtu ato humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohen si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesë e ndonjë koalicioni. Pavarësisht këtyre, nëse subjektet që aktualisht kanë mandate në Parlament, do të mund t’i marrin lekët që do t’u rishpërdahen, kjo do të ndodhë kur KQZ-ja t’i marrë ato nga Buxheti i Shtetit.
Fondi që përfituan për zgjedhjet:
Partia Socialdemokrate - 6 821 852 lekë
Partia Agrare Ambientaliste - 3 607 519 lekë
Partia Aleanca Demokratike - 2 642 701 lekë
Partia Demokracia Sociale - 2 192 632 lekë
Partia Demokristiane - 1 796 634 lekë