E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klonon për 50 mijë dollarë qenin e ngordhur

Vjen në jetë qeni i klonuar pas një porosie specialie. Inisiativa u realizua në Korenë Jugore, ku shkencëtarët arritën të nxjerrin në dritë 5 ekzemplarë të rinj të një pitbulli 2-vjeçar, i cili kishte ngordhur pak kohë më parë.

Tre prej qenve do t’i dorëzohen padrones së tyre, amerikanes Bernann McKinney, e cila ka paguar 50 mijë dollarë për të pasur klonët, në mënyrë që të ishte e sigurt për shoqërinë e mikut të saj katërkëmbësh.

Dy qentë e tjerë të klonuar do të qëndrojnë në laborator për të zhvilluar eksperimente të ndryshme. Katër qentë klon lindën në mënyrë natyrale, ndërkohë që për tjetrin është dashur ndërhyrja çezariane.

Shkencëtarët e universitetit kombëtar të Seul-it, për të treguar se qenushët janë klon të qenit të ngordhur kanë bërë publike edhe analizat e ADN-së.

“Teknika e realizuar ka qenë transferimi nuklear i celulave somatice. Për të pasur trashëgiminë gjenetike ishte marrë një kampion nga një vesh i pitbullit origjinal”- kanë shpjeguar ata gjatë një konference për shtyp. (AGI)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›