Fier, autobusi përplaset me furgonin
FIER – Autobusi përplaset me furgonin, dy plagosen. Pasagjerët që udhëtonin në rrugën Lushnjë-Divjakë u tronditën nga aksidenti i shënuar paraditen e djeshme. Në vendin e quajtur Çermë-Proshkë, autobusi i Lushnjës u përplas me një furgon me targë të Kavajës. Shoferi dhe udhëtari në furgon, të dy nga Durrësi morën plagë të rënda si pasojë e goditjes së fuqishme. Vetë pasagjerët e autobusit kanë treguar se përplasja ka qenë tepër e fortë, por për fat ata nuk kanë pësuar dëmtime. Të plagosurit janë Miren Duka, 29 vjeç, ndërsa pasagjer Nuredin Demiri, 22 vjeç, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit ushtarak në Tiranë. Në momentin kur furgoni ka tentuar të parakalojë ka kaluar në krah të kundërt, duke u gjendur përballë autobusit, çka e bëri të pamundur shmangien e përplasjes. m.r