E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përdhunohet 16-vjeçarja

 

GJIROKASTER - Përdhunohet një 16-vjeçare, pasi kishte pranuar ftesën e fqinjit për ta përcjellë për në shtëpi. Burime policore pohuan dje se u bë arrestimi i 25-vjeçarit Diftir Habibi, nga Gjirokastra. I riu u arrestua sapo vajza, e shoqëruar nga prindërit e një psikolog e denoncoi atë për dhunë seksuale. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës kur vajza 16-vjeçare sapo kishte mbaruar punën e turnit të dytë si kameriere në një prej “pub”-eve më të frekuentuar të Gjirokastrës. Habibi i ka kërkuar asaj ta shoqëronte për në shtëpi me makinë. Gjatë rrugës ai i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie, por kundërshtimi i saj ka bërë që i riu të reagonte me dhunë. Pas 4 orësh ai e ka lënë të lirë vajzën, e cila ka vënë në dijeni prindërit e më pas përfundoi në polici. Rreth 24 orë më vonë, Habibit iu vunë prangat. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›