E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi firmos në kohë rekord 5 marrëveshjet

 

Presidenti Bamir Topi i ka firmosur në një kohë rekord të 5 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe NATO-s, që i hap dyert e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën më të madhe ushtarake. Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se “kreu i shtetit përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›