E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, banorët në protestë: Shpërthimet nëntokësore na kanë dëmtuar banesat

FIER – Dhjetëra banorë të komunës Zharrëz në Fier protestuan sot kundër firmës kanadeze të naftës, pasi pretendojnë se shpërthimet nëntokësore u kanë shkaktuar shqetësim dhe dëme materiale në banesat e tyre.

Për rreth një orë banorët kanë mbajtur të bllokuar aksin nacional Fier-Berat, ndërsa më pas u janë drejtuar cisternave të kompanisë, duke hapur rubinetat dhe duke derdhur naftën bruto në shenjtë proteste.

Më pas në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat ndalën protestën e banorëve dhe shoqëruan dhjetëra prej tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›