Francë, zhvillohet turi i dytë i zgjedhjeve parlamentare
PARIS- Qendrat e votimit u hapën sot në orën 06:00 në të gjithë Francën për turin e dytë të zgjedhjeve parlamentare që pritet t'i japin Partisë Socialiste të presidentit François Hollande mazhorancën e nevojshme për zbatimin e programit të saj.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Zgjedhësit do të votojnë për 541 deputetë, ndërkohë që 36 të tjerë janë zgjedhur që në turin e parë më 10 qershor.
Këto zgjedhje u shoqëruan me një pjesëmarrje të ulët votuesish, vetëm 42,7 për qind e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)