E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, banorët në protestë, kërkojnë shpërblimin për tokat

Mungesa e shpronësimeve ka cuar sërish sot në protesta banorët e komunës Frakull të Fierit, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i autostradës Levan-Tepelenë. Dhjetra banorë kërkojnë shpërblimin për tokat e tyre. 

FIER- Protestojnë sërisht për autostradën Levan-Tepelenë, banorët e komunës Frakull të Fierit. Më shumë se 200 familje në komunën Frakull, pronarë të tokës ku kalon autostrada nuk kanë përfituar dëmshpërblim. Nisur nga kjo, një grup i tyre është mbledhur në qendër të komunës, për të kërkuar shpronësimet e munguara.
Banorët kanë bllokuar disa herë punimet e autostradës në kilometrin 3 të saj, duke mos lejuar firmën kontraktuese të vijojë punimet sipas projektit. Bnorët këmbëngulin se nuk do të lejojnë që firma të gërmojë në tokën pronë të tyre, deri sat ë marrin shpërblimin që u takon me ligj.
(e.n/news24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›