E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, burg të dyshuarit për vrasjen e transvestitit

36-vjeçari me origjinë nga Kosova nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 të mbrëmjes së të shtunës në zemër të Tiranës. 

TIRANE-Gjykata e Tiranë vendosi të lërë në qeli Sefedin Hoxhën, të akuzuarin për vrasjen e transvestitit të njohur me emrin "Kristina". 36-vjeçari me origjinë nga Kosova nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, ndryshe nga sa kishte deklaruar në polici. "Jam takuar me 'Kristinën' disa ditë para se të vritej, por nuk jam unë autori", - është shprehur i dyshuari për ekzekutimin me një thikë të transvestitit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 të mbrëmjes së të shtunës në zemër të Tiranës, pikërisht në rrugën "Abdi Toptani", tek ish-hotel "Drini" sot "Torre Drin", kur transvestiti që thirrej me emrin "Kristina", identiteti i vërtetë i të cilit është Petrit Lucaj, 38 vjeç, është qëlluar për vdekje me një thikë në fyt. Dy ditë pas ngjarjes u arrestua si i dyshuar Sefedin Hoxha, i cili do të qëndrojë në qeli deri ne përfundim të hetimeve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›