Fier, biznesmenit i vidhen në banesë 1 milionë lekë, autorët të paidentifikuar
>Benjamin Cenaj ka denoncuar vjedhjen e lekëve në shtëpi. Policia ngre postblloqe
Një biznesmen fierak ka rënë pre vjedhjes së banesës, nga persona të panjohur. Nga shtëpia e Benjamin Cenajt, mësohet se është vjedhur shuma prej 1 milionë lekë të rinj, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit. Sipas burimeve policore lokale, në lagjen "Kastriot" të qytetit të Fierit, vend ku ndodhej edhe banesa e shtetasit Canaj, janë vjedhur paratë, të cilat mbaheshin në një sirtar. Shtetasi Cenaj ka vënë re mungesën e parave sapo është kthyer në shtëpinë e tij, në katin e dytë të një pallati pesë katësh. Cenaj, pasi ka hyrë në shtëpi, ka vënë re lëvizje të sendeve nga vendi i tyre. Ai menjëherë ka hyrë në dhomën e gjumit, por nuk ka gjetur në sirtar shumën prej një milion lekësh të rinj, të cilat i mbante aty. Menjëherë Cenaj ka njoftuar policinë, e cila ka dërguar grup ekspertësh në vendngjarje dhe oficerët e policisë gjyqësore. Sipas grupit hetimor, nga veprimet paraprake mësohet prej policisë se pronari i banesës, kishte një lokal me qira në dalje të qytetit të Fierit, në lagjen "8 Shkurti".
Dëshmia e biznesmenit
Biznesmeni i grabitur, duket se ka qenë në punë gjatë kohës kur është kryer vjedhja, ndërsa kur është kthyer nuk ka gjetur shumën e 1 milionë lekëve në vendin e vendosur një ditë më parë. "I kisha lekët që bëja xhiron në lokal dhe nuk di se kush mund ta ketë ditur këtë lëvizje timen brenda shtëpisë", mësohet të ketë thënë në polici familjari Cenaj. Por kjo çon në një tjetër dyshim po të njëjtë të policisë, pasi duke parë rrethanat, duket si një ngjarje e menduar më parë nga njerëz të sigurt në atë që bënin. Sipas policisë, personat që kanë bërë vjedhjen nuk kanë hyrë me dhunë, pasi deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë thyerjeje dere apo dritareje, apo diçka të ngjashme që të vërtetojë të kundërtën. Pikërisht pas hetimit të parë dhe studimit të rrethanave, policia ka deklaruar se personi që ka grabitur shumën e parave, ka qenë në dijeni të lëvizjeve të pronarit dhe vendit ku ai i kishte lënë lekët. Pas kësaj, edhe pse nuk jepen shumë hollësi, policia ka shoqëruar një sërë personash me të cilët i dëmtuari kishte lidhje shoqërie apo miqësi. Ende nuk ka dalë ndonjë informacion konkret dhe i plotë për personin e dyshuar, por nga policia po vazhdojnë ende hetimet rreth kësaj vjedhjeje, e cila duke se po kthehet në një makth për bizneset e tjera në qytetin e Fierit. Goditja e biznesmenëve, në pikën e tyre të dobët, duket se sidomos gjatë vitit të shkuar ka qenë një fenomen mjaft i përhapur. Për shkak të konkurrencës, apo edhe për shkaqe përfitimi personal, biznesmenë të ndryshëm kanë rënë pre e grabitjes apo dëmtimit të biznesit. Kujtojmë se gjatë muajve të fundit të vitit 2008, në Fier e pësoi pronari i një shoqërie linjash autobusi, të cilit iu dogjën 8 autobusë, vetëm për shak të konkurrencës. Ndërsa vjedhjet kanë qenë edhe më shumë të përhapura, si nëpër banesa, ashtu edhe në aktivitetet e biznesmenëve. Pjesa dërrmuese e vjedhjeve në banesa rezulton të jenë grupe adoleshentësh, të cilët dyshohet se janë përdorues të drogës. Pikërisht kjo e fundit mund të jetë edhe një nga arsyet që i detyron ata, që të hyjnë në familje të tilla, tek të cilat janë të sigurt se do të gjejnë lekë, bizhuteri apo çfarëdolloj gjëje të vlefshme.