Gjirokastër, lufta ndaj ushqimeve të skaduara, 544 kv mallra u asgjësuan vjet
>Gjatë vitit të shkuar, në Gjirokastër janë asgjësuar rreth 544 kv mallra ushqimore të skaduara. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo sasi u vetëdeklarua nga subjektet. Në një konferencë për shtyp, Antonela Lena, përgjegjëse e Inspektoratit të Ushqimit pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit Gjirokastër (DBU).
"Gjatë vitit të kaluar, inspektorët kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve private", tha Lena, duke cilësuar se problematike mbetet mungesa e etiketimit në gjuhën shqipe të mallrave ushqimore. Lena premtoi se edhe gjatë këtij viti kontrollet e mallrave ushqimorë do të jenë të vazhdueshme. Kështu, edhe gjatë këtij viti mendohet që lufta ndaj mallrave të skaduara të jetë në qendër të vëmendjes së kësaj strukture.