Topi: Diplomati Dilja, model i qetësisë, pjekurisë dhe kulturës
>Presidenti i Republikës, Bamir Topi në mesazhin e ngushëllimit drejtuar familjarëve të të diplomatit të karrierës, Lublin Dilja, i cili u nda nga jeta ditën e dielë, e ka cilësuar atë si model të qetësisë, pjekurisë, tolerancës dhe kulturës.
Presidenti shpreh ngushëllimet e tij për këtë njeri, dhe se largimi i tij i parakohshëm shkaktoi dhimbje. "Vendi humbi një intelektual të formuar, diplomacia shqiptare një ambasador të përkushtuar, familja birin, bashkëshortin dhe babain e dashur e të nderuar", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.