E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri te Kodra e Diellit

Që prej orës katër të pasdites në sallën operative të zjarrëfikësve është sinjalizuar një vatër zjarri në  zonën kodrinore në Selitën e Vogël, e cila është afruar deri një 1 kiliometër në afërsi të banesave të shumta që ndodhen në zonën e shumë populluar që njihet si “Kodra e Diellit”. Shqetësuese kjo situatë është bërë edhe për faktin se në atë zonë ndodhet edhe një repart ushtarak. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrëfikës, forca të shumta të policisë dhe banorët të cilët janë angazhuar për të shuar zjarrin. Mësohet se tashmë është krijuar një barrierë uji për të mbrojtur shtëpitë nga zjarri që vazhdon të djegë shkurret dhe lëndet e tjera drusore që ndodhen në këtë kodër por situata është vënë tashmë nën kontroll. Menjëherë Komisariati numër 1 ka nisur hetimet në 3 pista, të cilat janë zjarr nga pakujdesia, zjarrvënie nga ndonjë piroman apo dhe zjarr me tendencë për të hapur troje të reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›