E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Shendetesise flet ne ABC News per zonat e bllokuara nga debora

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë një interviste në studion e “ABC Neës” bëri një panoramë të qartë lidhur me gadishmërinë e e stafit shëndetësor në të gjithë vendin. Ndërkohë në vlerësimin e ministrit Vasili një vëmendje e veçantë e stafit mjekësor i kushtohet zonave të cilat po përjetojnë momente të vështira për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulta.  Sipas tij, po mbahet një kontakt i vazhdueshëm me komunat e bllokuara, dhe ajo që cilësohet si pozitive është fakti që sistemi shëndetësor nuk ka mungesa në medikamente. Vasili u ka tërhequr vëmendjen edhe të qytetarëve duke u bërë atyre thirrje për të treguar kujdes nga virozat e stinës, si dhe të evitojnë nxjerjen jashtë të femijeve dhe të moshuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›