E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres aksident rrugor vdes kalimtari

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Dajlanit Plepa, në afërsi të stacionit të quajtur hekurudha plazh. Viktima është, Safet Karafili rreth 50 vjeç, banor i zonës. Kalimtari u godit nga një automjet gjatë kohës që po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar kalimtarin ka bërë të mundur transportimin e tij për në spitalin e Durrësit, i cili ka ndërruar jetë në sallën e operacionit. Policia  ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Paraprakisht dyshohet që shkak për aksidentin është bërë pakujdesia e kalimtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›