E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, del nga rruga mjeti, humbin jetën 2 të rinj

Dy të rinj nga fshati Marinëz i rrethit të Fierit kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së premtes, kur automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga. Sipas burimeve policore, Marjus Kaceli, 17 vjeç dhe Eriglen Prifti, 18 vjeç, ishin duke udhëtuar me një autoveturë tip "Benz", kur për shkak të shpejtësisë së madhe u përplasën me bordurën e një ure dhe më pas përfunduan në një kanal, në vendin e quajtur "Kthesa e Marinzës. Mësohet se dy të rinjtë u transportuan në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojnë. Nga hetimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›