Basha në Porçan: Përkushtimi ynë ndaj qytetarëve dhe jo ndaj 15%
Në vijim të takimeve paraelektorale të tij në qarkun e Elbasanit, ministri i jashtëm, Lulzim Basha është ndalur në komunën e Porçanit. Në takim me banorët e kësaj komune ku inauguroi edhe ndërtimin e një shkollë, Basha tha se modeli i maxhorancës është ai i ndërtimit dhe zhvillimit në çdo cep të vendit dhe jo modeli që ofron Rama, i cili sipas tij nuk ndërton dot shkolla në qendër të Tiranës.
Cilat janë veçoritë e këtyre modeleve? Njëri ndërton shkolla në Porçan, tjetri nuk e ndërton as në Tiranë. Sepse interesi ynë, këmbëngulja, përkushtimi është ndaj qytetarëve të Shqipërisë dhe jo ndaj 15% dhe 20% që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk e nxjerr dot kur ndërton shkollat publike dhe prandaj nuk i ndërton ato, theksoi Basha. Gjatë këtij takimi, ministri Basha ka theksuar se vëmendja e qeverisë nuk ka munguar as ndaj komunave më të thella të vendit siç është ajo e Poraçanit, duke vënë në dukje se, në më pak se katër, vjet kjo komunë ka marrë 560 milion lekë investime, ku janë ndërtuar 3 ambulanca, 4 ujësjellës, shkolla etj.