Fier, del nga shtrati Gjanica, përmbytet tregu industrial
FIER- Përmbytet sërish tregu industrial i qytetit të Fierit, pas daljes nga shtrati i lumit Gjanica. Uji ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të njësive industriale si dhe banesa përreth zonës në lagjen “1 Maji”. Shkaku i një përmbytje të tillë është i përhershëm, pasi shtrati i lumit është ngushtuar nga hedhja e mbeturinave dhe inerteve pa fund. Sipas bashkisë së qytetit të Fierit pritet që së shpejti ti jepet fund një problemi të tillë ku do të ndërhyhet me anë të një projekti në shtratin e lumit për pastrimin dhe sistemimin e tij. Deri në zbatimin e këtij projekti Gjanica do të vazhdojë të sjellë përmbytje në tregun industrial të qytetit të Fierit në cdo rast të rreshjeve të dendura të shiut.(m.a/News24/BalkanWeb)