E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Tufa fiton cmimin e madh të letërsisë

TIRANE- Cmimi i madh i letërsisë ka shkuar këtë vit për shkrimtarin Agron Tufa me librin “Thembra e Akcilit” , duke e vlerësuar për stilin postmodern, nivelin e lartë të shkrimit të shqipes dhe clirimin e letërsisë nga klishetë. Ministria e Kulturës ka shpërndarë sot cmimet për të cilat jurisë i është dashur një punë disa mujore për ti përzgjedhur. Përvec cmimit të madh janë ndarë dhe disa cmime të tjera. Kështu çmimi “Gjergj Fishta” ju dha Ardian Vehbiut për esenë më të mirë. Cmimi “Faik Konica” shkoi për studiuesen Floresha Dado , çmimi “Fan Noli” për Afrim Kocin për përkthimin më të mirë të veprës Mali magjik. Cmimi “Mitrush Kuteli” për Romeo Collakun për përmbledhjen me tregime për Shkrimtarët e pak metrave katrorë, Cmimi “Migjeni” për shkrimtaren e re Eri Plasari për librin Bërthama. Një cmim i vecantë “Lasgush Poradeci”është dhënë për veprën e poetit Vilson Blloshmi , botuar këtë vit. Ndërkaq çmimi “Jusuf Vrioni” për përkthimin e letrave shqipe në gjuhën frënge ju dha përkthyesit dhe studiuesit Edmond Tupja. Një cmim ka shkuar edhe për letërsinë për fëmijë me të cilin u nderua shkrimtari Virgjil Muci. Cmimi “Petro Marko” me romanin e tij Otello Arapi i Vlorës, për këndvështrim të ri të romanit shqiptar. Cmimi u dorëza nga vetë zv.ministri i kuturës Nikollë Lesi, ku nuk munguan edhe batutat politike. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›