Fier, dezinfektohen depot e ujit
Përfundon aksioni i dezinfektimit të depove të ujit, nga ku furnizohet e
gjithë popullata e Fierit. Katër depot që disponon ndërmarrja e
ujësjellësit të këtij qyteti kishin më shumë se 10 muaj pa u pastruar,
ndërkohë që aksioni ende nuk ka përfunduar. "Ne kemi lajmëruar popullatën
se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm, por jo ndërprerje të tij. Duke
qenë se ne kemi katër depo, kemi pastruar vetëm dy të parat, në mënyrë që
të mos krijohen probleme dhe ndërprerje të ujit për popullatën. Më pas
aksioni do të vijojë me dy depot e tjera", thotë drejtori i ujësjellësit,
Agim Plepi. Por, pavarësisht nismës së marrë, banorët ankohen për cilësinë
e ujit, pasi, sipas tyre, ai është i përshtatshëm vetëm për larje. Në
Drejtorinë e Shëndetit Publik të Fierit deklarojnë zyrtarisht se ka pasur
ndëshkime për njësi vendore të cilat nuk kanë respektuar masën e
klorifikimit të ujit që shpërndahet për popullatën. "Janë prerë mbi tetë
gjoba, të cilat kanë qenë si për qytetin, ashtu edhe për fshatin. Gjobat e
prera kanë pasur si shkak pikërisht mosklorifikimin e ujit të pijshëm
sipas normave të përcaktuara", deklaron për "Shqip" nëndrejtoresha e
Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier, Shpëtime Kalemi. Qyteti i Fierit
furnizohet me ujë të pijshëm nga një rrjet shpërndarës që është ndërtuar
në fund të viteve ‘70. Sipas drejtuesve lokalë, kjo është arsyeja që herë
pas here banorët e këtij qyteti përballen me probleme të furnizimit me ujë
të pijshëm. "Rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit
është ndërtuar në vitet ‘67-‘69. Pavarësisht probleme që mund të hasen nga
mbingarkesa që krijohet, mundohemi që situatën ta kemi pothuajse nën
kontroll", pohon për gazetën drejtori i Ndërmarrjes së
Ujësjellës-Kanalizimeve, Agim Plepi.