Shqiptarët shtojnë paranë e thatë në xhepa
Paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar në Shqipëri arriti në 203.7 miliardë lekë në dhjetor 2008, me një rritje prej 26.4% kundrejt dhjetorit 2007, një rritje kjo që nuk është parë asnjëherë që nga kriza e vitit 1997, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara prej Bankës së Shqipërisë.
Paraja në qarkullim u rrit në këtë mënyrë me 42.5 miliardë lekë, (euro 327 milionë), kryesisht si pasojë e tërheqjes së depozitave që qytetarët patën nëpër banka gjatë tremujorit të fundit të vitit.
Rritja e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar konsiderohet nga ekspertët si një nga shkaqet e dobësimit të lekut kundrejt euros dhe dollarit gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti. Si pasojë e tërheqjeve të shumta, depozitat në sistemin bankar u rritën gjatë vitit të kaluar vetëm me 2.8%, shifër kjo më e ulëta e regjistruar në shumë vite. Gjatë viteve të shkuara, depozitat janë rritur me 15-20%.
Ulja e qarkullimit të parasë fizike ka qenë një objektiv madhor për qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qëllim që ka justifikuar disa masa fiskale në favor të bankave dhe në dëm të klientëve të bankave nga ana e Ministrisë së Financave. Megjithatë, asnjë rezultat konkret nuk është arritur, sipas shifrave të vitit të kaluar.
Baza monetare, (treguesi që mat qarkullimin e lekut shqiptar në treg) u rrit me 19.1% gjatë vitit të kaluar, shifra më e lartë kjo e regjistruar gjatë gjashtë viteve të fundit. Historikisht është vënë re një lidhje e ngushtë mes bazës monetare dhe ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Baza monetare është përdorur si një mekanizëm kontrolli sasior për kursin e këmbimit. Shifrat e mësipërme tregojnë se Banka Qendrore dhe kërkesa e qeverisë për para janë shkaktare të dobësimit të lekut gjatë muajit shkurt.
Borxhi i qeverisë u shtrenjtua
Rritja e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar vuri në vështirësi qeverinë. Buxheti i shtetit shënoi një ecuri jonormale gjatë gjithë vitit të kaluar. Deri në mars, buxheti shënoi një suficit prej 10 miliardë lekësh. Në maj, deficiti ishte 5 miliardë lekë, por pas qershorit buxheti kaloi në deficit, që vijoi deri në fund të vitit. Veçanërisht shpenzimet e tre muajve të fundit të vitit kapërcyen shumëfish nivelin mesatar të shpenzimeve gjatë muajve të mëparshëm. Ekspertët mendojnë se sjellja e qeverisë përballë krizës financiare që përfshiu vendin në tremujorin e fundit të vitit solli edhe dobësimin e shpejtë të lekut në janar dhe shkurt të këtij viti.