Tragjedia e Gërdecit, Mediu: Pse e padita Ina Ramën një vit më pas
Në një kohë që në Prokurorinë e Tiranës po shqyrtohet padia ndaj Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe drejtorit të Ushtrimit dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka shpjeguar arsyet se përse vendosi ta kallëzojë organin e akuzës pak ditë pas mbylljes së hetimeve.
"Nuk e kam bërë padinë për Prokuroren e Përgjithshme një vit më parë, sepse padyshim të gjithë do të mendonin se unë po bëja presion mbi Prokurorinë, në mënyrë që ajo mos të hetojë rreth kësaj çështjeje. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka shkelur nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, i cili thekson se nuk mund të bëhen publike faktet hetimore, qofshin ato sekrete, qofshin ato josekrete. Për më tepër, drejtpërdrejt zoti Stojani, apo me urdhër të Ina Ramës, ka nisur dhjetëra mesazhe për t‘u adresuar karshi meje në një emision televiziv me mënyrat më të ndryshme, që është shkelje flagrante e ligjit", është shprehur në deklaratën e tij ish-ministri i Mbrojtjes. Ndërsa është mes 30 të pandehurve të tjerë, Mediu i konsideron qesharake akuzat ndaj tij. "Prokuroria ka hetuar rreth 360 gradë për Fatmir Mediun, raportet e mia personale, raportet e mia shoqërore, me njerëz që kanë apo nuk kanë lidhje me Gërdecin dhe nuk ka hetuar për ata që me të vërtetë kanë qenë pjesë e këtij procesi nga pikëpamja formale, e nuk ka gjetur asgjë që të jetë e paligjshme nga ana e Fatmir Mediut", është shprehur ai.
Më tej, ai ka deklaruar se prokurorët nuk janë thelluar në hetime. "Fatmir Mediut i kontrollohen tabulatet e telefonatave. Njerëzve që janë marrë me këtë proces dhe tregojnë se kanë pasur një raport drejtpërdrejt me këtë proces, u ngatërrohet si padashje numri i telefonit dhe nuk bëhet asnjë investigim. Edhe çështje të tjera për raporte konfidenciale të institucioneve të tjera, që u përcillen prokurorisë për këtë çështje, nuk investigohen apo nuk hetohen në asnjë moment të saj", ka përfunduar Fatmir Mediu.
Një javë pas dorëzimit të dosjes "Gërdeci" në Gjykatën e Lartë, ku midis 30 të pandehurve të çështjes ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ky i fundit i ktheu "borxhin" Kryeprokurores, duke e paditur për dy akuza në Prokurorinë e Tiranës. Për herë të parë në Shqipëri, kreu i akuzës qendrore, që formon faktet kriminale ndaj shtetasve në vendin tonë, u padit penalisht për dy akuza të konsumuara. Avokatët Ardian Visha dhe Petrit Serani, që mbrojnë interesat ligjore të Mediut, dolën para mediave dhe detajuan kallëzimin ndaj Kryeprokurores Rama dhe drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojanit. Akuzat që rëndojnë ndaj Ramës dhe Stojanit janë nxjerrja e sekretit hetimor dhe shpërdorimi i detyrës. Avokatët e Mediut thanë se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, i ndryshuar kohët e fundit, Prokuroria e Tiranës mund të hetojë edhe Prokuroren e Përgjithshme. Nëse ndaj saj fillon procedimi penal, sipas ligjit, Kryeprokurorja duhet të pezullohet deri në përfundim të hetimit.
Por disa juristë komentojnë se për këtë rast ka një vakum ligjor, pasi drejtuesit e akuzës qendrore nuk mund të hetohen nga vartësit. Ky diskutim nuk i ka penguar avokatët e Mediut, të cilët saktësuan se "do të gjejnë mënyra të tjera të ankimimit të tyre, nëse Prokuroria e Tiranës nuk do të pranojë regjistrimin e kësaj padie". Tashmë mbetet për t‘u parë pozicioni i Kryeprokurores në lidhje me padinë e bërë nga Mediu, në bazë të akuzës konkrete të bërë ndaj saj, ndërkohë që Kushtetuta përcakton qartë se shkarkimi i kreut të akuzës bëhet vetëm pas ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar dhe rastet e shkarkimit janë të përcaktuara.
Letrat që njoftonin ministrin e Mbrojtjes për rrezikun
Dokumentet e prokurorisë:
Kur u paralajmërua "Gërdeci"
Ushtarakët, punonjësit e MEICO-s dhe zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes, kanë paralajmëruar tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Prokuroria ka marrë dëshmitë e tyre, duke i administruar në dosjen voluminoze. "Ka të dhëna të mjaftueshme se të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi, në bashkëpunim, si dhe personi juridik i pandehur, shoqëria "Albademil shpk", me dashje kanë organizuar dhe realizuar procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve, duke shpërfillur çdo rregull e standard sigurie dhe natyrën e burimit të rrezikut, veçanërisht të shtuar, që përbënte zhvillimi i këtij procesi", thuhet në dosjen penale. Gjithashtu, me arrogancë kanë shpërfillur paralajmërimet e disa punonjësve të ndërmarrjes MEICO dhe të shoqërisë "Albademil shpk" që ai përfaqësonte, për rrezikun real të pranishëm që përbënte realizimi i këtij procesi, në mungesë totale të kushteve të sigurisë. "Me këto veprime, të kryera me dashje dhe në bashkëpunim, të pandehurit, megjithëse i kanë parashikuar pasojat, ndonëse nuk i kanë dëshiruar ato, me ndërgjegje kanë lejuar ardhjen e tyre nga eksplodimet e datës 15 mars 2008".