Fier, ekspedita shqiptaro-franceze studime për qeramikën në Apoloni
Një ekspeditë e përbashkët arkeologjike franceze-shqiptare, nën drejtimin e prof. Zhan Lyk ka nisur dy ditë më parë punën në qytetin antik të Apollonisë, me synim studimin e qeramikës së përdorur dhe datimin e saktë të moshës së saj. Sipas Profesor Zhan Lyk, pas vendosjes në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë, ndryshe nga vitet e tjera, ku ekspeditat arkeologjike kanë vijuar gërmimet për thellimin e zbulimeve në qytetin Antik të Apolonisë, këtë radhë do të merret me studimin e gjetjeve arkeologjike në vite.
Që dje, puna ka nisur me studimet e gjetjeve arkeologjike dhe veçanërisht, të qeramikës, me synim, evidentimin e saktë të datimit të tyre, si dhe llojin dhe vlerat që mbartin. Në fund, pritet të dalin rezultatet e para të vëzhgimit historik e shkencor për datimin e vlerave të qeramikës të zbuluara dhe konservuara në qytetin antik të Apolonisë.