Kapriçot e liderëve vrasin elektoratin
Nga Genc LLAKAJ
Jemi në periudhë tranzicioni për afro 18 vjet por mesa duket e gjithë kjo kohë sështë veçse një iluzion i quajtur demokraci. Ajo çka prekim, virtualisht e praktikisht, është veç spektakolariteti kacavjerrës i politikanëve tanë i mishëruar në formën më cipëplasur të një lufte të hapur karshi njëri-tjetrit. Ky spektakël i shëmtuar, me temë luftën klanore ndërmjet kaheve politike e aktorëve të saj, është bërë ushqimi bazë i një sistemi goxha të reklamuar siç është demokracia, por në praktikë, në vendin tonë është bërë një ngërç si damar i tkurrur. Kjo luftë që, si në sheshbetejat ndërmjet llojeve, po ashtu dhe në ato brenda llojeve, shfaqet në fenomenin e banalizimit të bindjeve politike, përbuzjen e normave të qytetarisë, demoralizimin deri në gjunjëthyesi të elektoratit dhe më tej, në këmbëpengimin e shtrirjes së parametrave demokratike të dëshiruar nga shumica. Kjo katrahurë, po çorodit ditë pas dite jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe vetë protagonistët e politikës. Por, cilat janë këto beteja-luftarake, që herë shfaqen në formën e kamufluar të institucionalizmit e herë në formën më bajate të përleshjes individuale ndërmjet liderëve politikë me objektiv të dukshëm karrigen? Të konstatosh këto grindje xhungëleske, është pranë logjikës së thjeshtë, të analizosh qenësinë, objektivin dhe rezultanten e tyre është më pak se kaq. Mjafton një analizë kronologjike e situatave politike në vend qysh prej 1992-it e deri më sot, ecejaket e mikro-politikanëve-qesharakë sa nga njëri kah i politikës në tjetrin, (ato të tipit Xhuveli, Ceka & company) grupimet apo vogël-grupimet brenda të njëjtit lloj, ndarjet apo copëzimet e koalicioneve qeverisëse apo joqeverisëse, rivalitetin kapriçoz të njërit a tjetrit lider për pushtet dhe shumë qartë mund të justifikohet opinioni i përgjithshëm se politikanët shqiptarë janë mashtruesa e të pacipë, nuk janë absolutisht përfaqësues të votuesve, por thjeshtë ordinerë, egocentristë e megalomanë të sëmurë-mendorë që duan mbi gjithçka interesin e tyre. Kjo situatë alarmuese, jo vetëm për viktimat e saj, por edhe vetë protagonistët që e ushqejnë, po i kthen përfundimisht në robotë të një mekanizmi të rrezikshëm për shoqërinë. Këta prodhimtarë dhe kurues të një mekanizmi të tillë, edhe pse përfaqësues të së ndryshmes apo alternativës, janë gati të bien në të njëjtën mendje (qoftë kjo edhe e tipit monist), mjafton të qeverisin së bashku. Ky fenomen, sa i dëmshëm për një shoqëri të pretenduar shumëngjyrëshe, po aq dhe katastrofik për keqkonceptimin e demokracisë, po çon fatkeqësisht në totalitarizëm ekstrem shoqërinë tonë të virgjër... Në shoqërinë tonë ende nuk ka një forcë politike mirëfilltazi të djathtë. Kjo tregon se në Shqipëri po praktikohet ende sistemi i së shkuarës komuniste. Ku konstatohet kjo? Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shohësh kush janë skenaristët, aktorët dhe piçotët e sistemit kinse pluralist. Vetë aleancat absurde ndërmjet të majtës e të djathtës, ndërmjet Sali Berishës e Ramës, janë një nga treguesit e dukshëm. Kjo maskaradë, shpie në pakënaqësi të elektoratit ndaj politikanëve dhe si rezultat, në fundin e çdo katërvjeçari qeverisës, mbeten më pak votues nga hera e mëparshme. Pra, kjo ulje e ndjeshme e besimit qytetar në përgjithësi ndaj politikës shqiptare është një shenjë alarmi SOS. Le të analizojmë se çndodh brenda koalicioneve, si atyre në opozitë, ashtu dhe brenda maxhorancës.
Në koalicionin opozitar të së majtës, që herë kinse konsolidohet, e herë kinse ndahet, ka shumë skena për tu gajasur. Në këtë rast, qytetari i thjeshtë, grupet e interesave, biznesmenët etj, që u duhet me patjetër shërbimi serioz i politikës, si, qysh dhe nga kush do të garantohen kur qartëshohin qëndrime jo të ekuilibruara, qoftë të forcave tek të cilat besojnë e, qoftë te liderët që përfaqësojnë këto forca politike? Ja për shembull, cila do të ishte analiza e gjithsecilit prej nesh në lidhje me konfliktin PS-LSI? I ndodhur përballë kësaj pyetjeje, ajo çka është më e sinqerta në arsyetimin tim, nuk ka hiç lidhje me bindjet e mia politiko-patriotike, por lidhet me dëshpërimin e ligjshëm që ndiej si qytetar për keqmanexhimin e keqinterpretimin e sistemit demokratik në vendin tonë. Duke vazhduar, mendoj se, kjo lojë pa rregulla, na konsideron, ne votuesit, të parëndësishëm e si rrjedhim, na jep të drejtën të mendojmë se jemi të papërfaqësuar. Vetë lufta që shohim ndërmjet PS-LSI, nuk duhet parë thjeshtë si një prurje e majme në shërbim të së djathtës, por si një zhvlerësim i normave të demokracisë për ata që votbesojnë majtas. Kjo grindje, që dukshëm është thjeshtë një kapriço e liderëve, nuk sjell aspak garanci në implementimin real të pluralizmit politik, përkundrazi, ushqen antipluralizmin, stimulon invaliditet të sistemit demokratik e si pasojë, forcim të një sistemi monokratik e totalitar të koalicionit qeverisës aktual. Koalicion ky që, për fatin e tij të keq e për fatin e mirë të shqiptarëve, nuk zotëron (as juridikisht e as praktikisht) tagrën e përfaqësimit të të gjithë shqiptarëve për shumë kohë. Ndryshe do të na merrte lumi. Sot, mbretërojnë të djathtët. Dhe mirë bëjnë, sepse përfaqësojnë me të gjitha të metat qeverisëse maxhorancën. Ajo që duhet të na shqetësojë është pjesa tjetër e popullsisë, ajo që përfaqësohet nga opozita, pra, ai elektorat që ka ngelur jetim, pa përkrahje dhe pa përfaqësim serioz të të drejtave të tij në Kuvendin e Shqipërisë. E gjithë kjo ndodh jo thjesht për hir të mangësive programore të kësaj pale, por për mangësi të konsensusit dhe tolerancë brenda llojit. Dihet se aleancat, edhe në sistemin politik, nuk janë të përjetshme, por asesi nuk duhet të jenë të përditshme siç edhe po ndodh më së shumti në kampin e majtë. Ku qëndron joserioziteti i opozitës së sotme që si pasojë e kalamallëqeve që prodhon, e detyron elektoratin e majtë në përgjithësi të mos dijë ku të mbështetet, si pasojë të ngelet i papërfaqësuar politikisht?
Qëndrimi i Edi Ramës, i cili herë hidhet nga e djathta e herë qëndron në qendër, nuk po tregon, të paktën vitet e fundit, asnjë dëshirë politike a bashkëpunuese as me aleatët e vetë brenda koalicionit, por as me kolegët që e rrethojnë brenda PS-së. Fakte të kacafytjeve duelistike për liderin e PS-s kemi me bollëk. Kujtojmë këtu konfliktin e dy viteve më parë Rama-Nano në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, kontradiktat me një grup socialistësh e më pas ndarja përfundimtare nga Petro Koçi & kolegë etj nga njëri kah. E nga kahu tjetër, nuk duhet harruar aleanca vëlladashëse me PD-në, si për shembull, ajo në lidhje me REFORMIMIN e Kushtetutës e konsensusi i tij me Berishën për votimin e kodit të ri zgjedhor. Kod, i cili godet jo pak vetë aleatët e tij të majtë. Kështu që problemi nuk qëndron në faktin pse maxhoranca qeverisëse bashkëpunoi me një pjesë të opozitës siç është PS, por me faktin se opozita e bashkuar u çbashkua në këtë pikë kaq delikate siç është garantimi i zgjedhjeve demokratike në vend. Pyetja ime është: Po pjesa e popullsisë që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë nga ajo e majtë që abstenoi apo votoi kundër Kodit të ri Elektoral, a është dakord me zgjedhjen unilaterale që bëri i vetëm Edi Rama? Mos vallë Edi Rama në marrëveshjet me Berishën përdor teknikën e profesorit të tij Nanos, ajo dorë që smund të kafshohet puthet dhe meqë Salën ska shanse ta kafshojë po e puth duke tradhtuar marrëveshjet brenda së majtës së bashkuar? Nga krahu tjetër, qëndron lideri i LSI, Ilir Meta i cili si skraparli kokëfortë, jo vetëm nuk i hap rrugë Edi Ramës (për këto raste nuk ka logjikë ta bëjë), por i kërkon edhe qindin. Pse i kërkon qindin? Këtu ka vend për diskutim, madje edhe për të analizuar. Në përgjithësi, mes marrëveshjeve të dy a më shumë forcave politike ka disa rregulla që sanksionohen verbalisht e moralisht edhe nga një marrëveshje bazuar në raportet relative të forcave votuese për secilën parti. Në qoftë se LSI këtë marrëveshje të drejtpërdrejtë me PS, e bazon jo te numri i votave, por te dëshira e saj, atëherë kjo marrëveshje nuk funksionon, ashtu siç edhe po ndodh realisht. Koalicionet vërtet krijohen mbi bazën e interesave re