E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ekzekutohet babai i 3 fëmijëve

FIER-Një 46 vjecar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme prane fshatit Selishte, në autostraden Levan-Tepelenë.
46 vjecari është identifikuar si shtetasi Ylli Kalemi, baba i 3 fëmijëve nga Fieri. Trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga një shofer i rastit disa metra larg automjetit të viktimës.
Policia në vendgjarje verifikoi trupin dhe konfirmoi se vrasja është kryer më armë zjarri rreth orëve të mesnatës. Ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është telefonuar nga persona ende të panjohur nga policia rreth orës 21:00 të ditës së shtunë me te cilet ka lene takim ne fshatin Selishte. Kalemi, punonjes i nje firme qe nderton autostraden Levan-Tepelene ka dalë në vendin ku është lënë takimi, diku në fshatin Selishtë ku rreth ores 23:00 ka takuar personat që më pas do të bëheshin ekzekutuesit e tij. Personat kane nisur te qellojne ne drejtim te automjetit tip benz me targa FR B F 7266 ku ndodhej Kalemi. 46 vjecari ka tentuar të largohet, por drejt tij janë shkrepur armë, dhe plumbat e kanë zënë në trup, ku me fatali për jetën ishte plumbi që mori në kokë nga arma tip Pistolete.
Policia e ndërtoi kështu pistën e vrasjes, pasi gjeti në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja plumbash dhe dyshoi se autorët mund të kenë qënë me shumë se një person.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja VIDEO: Fier, ekzekutohet babai i 3 fëmijëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›