Fier, ekzekutohet për nder babai i dy fëmijëve
FIER -Shkoi për të "rregulluar" defektin në orën 02:00 pas mesnatës në një shtëpi të fshatit dhe mbetet i vdekur nga plumbat e të zotit të shtëpisë. Ky i fundit kishte mbetur i befasuar kur kishte parë teknikun e televizionit kabllor në atë orë në shtëpinë e tij. Viktima, Gramoz Mema, 46-vjeç, baba i dy djemve, banues në lagjen "Kocorre" të fshatit Vreshtas në komunën Cakran, ka mbetur i vdekur nga saçmet e çiftes rreth orës 02:00 pas mesnate duke u gdhirë dita e sotme. Autori i ngjarjes është 55 - vjeçari Besim Fejzaj, baba i dy djemve në emigracion, banor i lagjes "Bregas" të fshatit Gorishovë, i cili është vënë në pranga prej policisë në orët e para të paradites së djeshme nën akuzën e "vrasjes me dashje".
Ngjarja
Duke u gdhirë e enjtja, viktima Gramoz Memaj, i cili punonte si teknik i televizionit kabllor në Cakran, kishte shkuar për të "rregulluar" një defekt në orën 02:00 pas mesnate në njërën nga shtëpitë e fshatit. Teksa ka hyrë në oborr, ai është qëlluar dy herë me çifte prej pronarit të banesës, Besim Fejzajt. Teksa e ka gjuajtur me çifte, Gramozi ka mundur të dalë jashtë rrethimit të banesës duke telefonuar djalin e tij dhe i kërkonte të gjente një automjet për ta çuar në spital pasi ishte i plagosur, kanë pohuar për "GSH" familjarë të viktimës. Djali, rreth orës 04:00 të mëngjesit e ka çuar të atin në repartin e kirurgjisë së spitalit rajonal të Fierit, por ai ka ndërruar jetë rreth orës 06:45.
Hetimet
Policia e lajmëruar nga spitali ka shkuar menjëherë në vendngjarje, e cila ka shoqëruar fillimisht pjesëtarët e familjes së 55 - vjeçarit Besim Fejzaj dhe më pas familjarët e viktimës. Pasi janë pyetur për disa orë veç e veç, janë lënë të lirë të gjithë përveç pronarit të banesës, 55-vjeçarit Besim Fejzaj mbi të cilin kanë hedhur prangat. Besimi ka pranuar krimin "Dëgjova zhurmë. Mora çiften dhe dola në derën kryesore të shtëpisë. M'u duk si dhelpër dhe qëllova. Kur shkova afër pashë që kisha qëlluar mbi Gramozin. Po ky, pyeta veten, çfarë donte në këtë orë në shtëpinë time?!". Polica ka pohuar zyrtarisht se autori i ngjarjes e ka kryer vrasjen me dashje dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, çiften të cilën autori e mbante me leje. Mendohet se dy janë pistat kryesore. Ose ajo e vjedhjes, por Gramozi ishte në gjendje të mirë ekonomike, ose ajo e një lidhjeje jashtë martesore me bashkëshorten e vrasësit.
Reagimet
Rrapo Muça, pensionist, rreth të 70-tave, banues në Gorishovë ka pohuar për "GSH" se i njihte të dy personat, si autorin ashtu edhe viktimën. Sipas tij, të dy ishin njerëz të mirë që nuk ngatërroheshin me askënd. Petriti, një prej të afërmve të viktimës ka pohuar: "S'dimë ç'të themi. Ai kish shkuar për të riparuar një defekt në atë shtëpi në orën 02:00 të natës...".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)