Hapet program studimi për master në Logopedi
TIRANE-Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar ditën e djeshme hapjen e programit të studimit në Master Profesional dhe Shkencor në Logopedi, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës si dhe master me kohë të pjesshme dhe Bachelor për Filozofi në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Senati Akademik ka miratuar edhe ndryshimin e programeve me kohë të plotë në Fakultetin e Histori Filologjisë për "Bachelor Gjuhë - Letërsi", "Msc në Gjuhësi e sotme", "Msc në Gjuhësi historike" dhe në programin teorik të doktoraturës në Kërkime Gjuhësore; në Fakultetin e Drejtësisë, në planin mësimor të studimeve të ciklit të dytë; në Institutin e Studimeve Europiane "Msc Legjislacioni dhe Institucionet e BE", "Msc politika dhe Qeverisja ne Evropë", "Msc Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".
(d.b/GSH/BalkanWeb)