Sherri në Kuvend, deputetët u grushtuan për SHIK-un
TIRANE- Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë provuar që rivalitetet politike t’i zgjidhin me grushte. Njëri prej tyre është ndarë i gjakosur.
Latif Gashi i PDK-së e Rexhep Selimi i “Vetëvendosjes” janë përleshur fizikisht në hyrje të Kuvendit të Kosovës, të enjten, pas një pauze të seancës plenare.
Pak minuta pas tyre, në një përleshje janë përfshirë deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ai i VV-së, Florin Krasniqi. Nga këto dy raunde, sipas protagonistëve të lënduar kanë dalë Haxhiu e Selimi. Plagët janë evidente në trupat e tyre. Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka thënë se plagët i janë shkaktuar nga Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Visar Ymeri e truprojat e Selimit.
Kësaj përleshjeje i ka paraprirë një përleshje pesë minuta më herët e ish-drejtorit ekzekutiv të SHIK-ut, Latif Gashi, me kolegun e tij të luftës, Rexhep Selimi. Gashi ka thënë se i ka dhënë Selimit nja tre goditje të shpejta si përgjigje ndaj përpjekjes së tij për ta goditur. E Selimi ka thënë se provokimeve verbale të Gashit i është përgjigjur fizikisht.
Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen kanë thënë se ndërisa deputeti Rexhep Selimi ka qenë duke dhënë një deklaratë për një gazetare është fjalosur për shkak të SHIK-ut me ish-drejtorin e kësaj organizate, Latif Gashi. Sipas dëshmitarëve, Selimi i është ofruar Gashit, por ai e ka kapur për fyti duke e goditur disa herë. Gjurmë të dhunës janë parë në qafën e Selimit edhe disa orë më vonë.
Rexhep Selimi ka thënë se i është dashur t’i përgjigjej fizikisht provokimit verbal të Latif Gashit. Ai ka thënë se kësaj radhe anëtarët e SHIK-ut kanë provokuar njeriun e gabuar. “Një provokimi verbal m’u desh me ju përgjigj fizikisht ndonëse e kuptoj rolin e një deputeti por tashmë opinioni e di se eksponentët e tillë të SHIK-ut në cilësinë e bodygardëve dinë të provokojnë njerëz. Kësaj radhe më vjen keq që ata kanë provokuar në momentin jo të duhur për ta dhe kanë provokuar njeriun e gabuar, shpresoj”, ka thënë Selimi.
(d.b/BalkanWeb)