Ksera: Strukturat sociale, në dispozicion dhe mbështetje të banorëve
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i shoqëruar nga drejtorët e përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naçi, inspektuan dje zonat e përmbytura në Shkodër dhe rrethina për tu njohur me situatën dhe nevojat e banorëve. Gjatë këtij inspektimi grupi i ministrisë së Punës u takua me banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura, ku u njoh me gjendjen e tyre dhe nevojat për ndihmë, që nga ato psikosociale,
veshmbathje, ushqime, etj. Banorët vlerësuan reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës dhe për tu ardhur në ndihmë. Ministri i garantoi ata se të gjitha strukturat do të vazhdojnë të jenë pranë tyre për ti mbështetur për kalimin e situatës, si dhe se strukturat përgjegjëse janë urdhëruar për të garantuar shpërndarjen pa probleme dhe në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike, paaftësisë etj. Me qëllim i inspektimit nga geto grupi ishte identifikimin në kohë të nevojave, u caktua një punonjës i zyrës rajonale të shërbimit social të Shkodrës si anëtar i përhershëm i shtabit të emergjencës, të ngritur në Prefekturë.