Durrsakët restaurojnë banesat karakteristike
Janë banesa historike, të cilat qytetarët durrsakë i vlerësojnë për vlerat që ato kanë. Për këtë qëllim disa nga banesat e vjetra në rrugën Tregtare në Durrës janë restauruar kohët e fundit me fondet e vetë pronarëve, duke ruajtur fasadat karakteristike të këtyre banesave, që përgjithësisht janë ndërtuar në vitet 1930-1940.
Mësohet se pas restaurimit të tetë banesave të tilla, në proces rikonstruksioni është një godinë më e hershme, e ndërtuar në vitin 1884. Nga specialistët që po ndjekin punimet mësohet se kjo godinë ka shërbyer si konsullatë në fillim të shekullit të 20-të. Restaurimin e këtyre banesave karakteristike, e ka ndjekur një grup specialistësh të monumenteve. Ndërkohë që restaurimet në këto banesa i kanë ruajtur fasadat e tyre, me kërkesën e vetë pronarëve. Rruga Tregtare e Durrësit ka marrë formën që ka sot pas tërmetit të vitit 1928, i cili dëmtoi rëndë pazarin e vjetër të qytetit. Në të dy krahët e rrugës, arkitektë të njohur shqiptarë dhe italianë ndërtuan, mbi bazën e porosive, disa nga shtëpitë më luksoze të kohës. Në katet e para të ndërtesave të rrugës Tregtare zhvillojnë aktivitetin e tyre aktualisht 73 biznese të ndryshme si: butikë, bare, agjenci udhëtimi, etj. Dy vjet më parë rruga tregtare u rehabilitua falë një fondi prej 70 milion lekësh. Banesat e kësaj rruge nuk po i nënshtrohen restaurimit për herë të parë. Në vitin 1990, këto banesa iu nënshtruan restaurimit, me mbështetjen e USAID
Email This Klikime: 3
Email This Klikime: 3