Presidenti dekreton Nishanin si Ministër të Brendshëm
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka miratuar sot dy dekrete, shkarkimin e Bujar Nishanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe më pas ka dekretuar emërimin e tij si Ministër të Brendshëm.
Dekretimi u bë pas propozimit të Kryeministrit Sali Berisha që kërkoi këto lëvizje në qeveri pas largimit të Lulzim Bashës nga Ministër i Brenshëm me qëllim kandidimin për kryetar Bashkie të Tiranës.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, Topi dekretoi Zoti Bujar Nishani të emërohet ministër i Brendshëm.
“Neni 2, Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 6989 Tiranë, më 21.04.2011”, citohet ne dekret.
Tani pritet qe dekreti i Topit te mund të votohet në seancën parlamentare të së enjtes. Kryetarja e Kuvendit u shpreh dhe në seancën e sotme parlamentare që ta fusë menjëherë për votim dekretin në rast se ai i paraqitet nga ana e Presidencës.
Ndërsa për ministrinë e Drejtësisë, tashmë i lënë vakant prej Nishanit, në qarqet e PD-së përflitet emri i Ilir Rusmalit, aktualisht deputeti demokrat është kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve. Për këtë dikaster kandidaturë tjetër janë edhe ato të Viktor Gumit dhe Enkelejd Alibeajt. Si Alibeaj dhe Rusmali kanë qenë më parë ministra të Drejtësisë.
Opozita pas largimit të Bashës më 24 mars, kërkoi që kryeministri të bënte menjëherë zëvendësimit e vendit lënë vakant për shkak se mund të ndikonte në zgjedhjet lokale, në përdorimin e policisë në zgjedhje nga kandidati demokrat.
(d.b/BalkanWeb)