E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, furgoni i pasagjerëve tërhiqet zvarrë nga treni

Një furgon është tërhequr zvarrë nga treni i linjës Fier-Vlorë, ndërsa drejtuesi i tij është në rrezik për jetën. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 të së enjtes, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", kur automjeti me targa FR9053A, që drejtohej nga 48-vjeçari Baftjar Kallashi, ka ndërprerë rrugën e trenit të linjës Vlorë-Tiranë. Trenisti që ishte nisur nga Vlora, nuk e ka vënë re më parë furgonin që i preu rrugën. Treni e ka shtyrë për më shumë se 100 metra furgonin. Sipas burimeve të policisë, mësohet se furgoni, i cili fatmirësisht nuk kishte pasagjerë, por ishte mbushur me ullinj, është dëmtuar, ndërkohë që drejtuesi i tij, Baftjar Kallashi, ka marrë plagë të rënda. Policia ka bërë transportin e të plagosurit drejt spitalit rajonal të Fierit, ku mësohet se gjendet ende në kushte kritike për jetën.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›