Fier, gjenden 27 predha antitanku brenda në bunker
FIER- Gjenden në bregdetin e Semanit 27 predha antitank të lëna aty nga njerëz ende të paidentifikuar. Ka qenë një telefonate në sallën operative të komisariatit të Fierit që ka njoftuar për praninë e një sasi predhash të fshehura në një bunker. Pas marrjes së informacionit në vendin e njoftuar ka shkuar një patrullë policie, i cili i shoqëruar edhe nga një banor i zonës. Informacioni ka qenë i sakte pasi policia ka gjetur një sasi predhash brenda një bunkeri dh pranë tyre dy arka me disa predha antitanku brenda. Policia ka numëruar 27 predha antitank të cilat ishin në gjendje shumë të mire pune dhe menjëherë ka nisur hetimet për gjetjen e pronarit të tyre. Shumë pranë vendit ku ndodheshin predhat ka qenë vite më parë një poligon ushtrie ndërsa e gjithë zona është përdorur dy vjet më parë nga ushtria për të bërë asgjësimin e municioneve luftarake. Por policia ka hedhur poshtë pistën që këto predha mund të jenë të asaj kohe pasi ato ishin pothuajse të reja dhe të padëmtuara nga agjentët atmosferikë.