E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden 3 kg tritol në vendin ku vdiq 13-vjeçari

SHOKODËR- Vetëm dy ditë pas vdekjes tragjike të 13 vjeçarit Daniel Marashi, nga shpërthimi i një predhe luftarake, fëmijë të fshatit Bardhaj gjejnë lëndë plasëse në ambientet pranë banesave të tyre. Një sasi prej rreth 3 kg tritol është gjetur prej tyre, ndërsa kishin dalë për të kërkuar për hekurishte për skrap. Lënda plasëse është gjetur pasditen e djeshme nga dy fëmijë, banorë të këtij fshati, përkatësisht 12 dhe 11 vjeç. Sipas tyre, ajo është gjetur në një kuti kartoni brenda, në afërsi të një ambienti të braktisur dhe të amortizuar që dikur ka shërbyer për ushtrinë. Kjo sasi lënde plasëse ka një fuqi shpërthyese, ndërsa fëmijët mësohet se fillimisht e kanë hapur kutinë dhe kanë pare se çfarë kishte brenda dhe më pas kanë lajmëruar të rriturit. Këta kanë ndërhyrë duke larguar lëndën plasëse në një vend më të izoluar, ndërsa apelojnë që shteti dhe dikasteri i mbrojtjes të marrin masa urgjente për pastrimin e kësaj zone nga municionet luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›