Shkoder, i riu plagos me thikë bashkëmoshatarin
Konflikti mes dy 20 vjecarëve ndodhi mbrëmë rreth orës 21.00 në vendin e quajtur lulishtja para Prefekturës. Policia arreston pas një ore autorin e krimit dhe sekuestron armën. Viktima jashtë rrezikut në spital.
SHKODER- Një sherr banal mes dy bashkëmoshatarëve i ka rrezikuar jetën njërit prej tyre në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21.00 në lagjen Qemal Stafa”, pikërisht ne vendin e quajtur lulishtja para Prefekturës.
“Pas një konflikti ndërmjet Albi N, 20 vjec dhe Florenc Harushës, po 20 vjec ky I fundit ka goditur me thikë në kaharor bashkëmoshatarin e tij duke i shkaktuar dëmtime” informon policia e Shkodrës në njoftimin për shtyp.
Menjëherë djaloshi banues në lagjen Fahri Ramadani”, Shkodër është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ka marrë dhe ndihmën e duhur mjekësore. Aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën mbikqyrjen e mjekëve.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e duhura, nga ku rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një sherri mes autorit dhe të demtuarit.
Një orë më vonë, rreth orës 22.30 minuta efektivat e Drejtorisë së Policise Qarku Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti arrestuan në flagrancë, Florenc Harushën, lindur e banues në lagjen “Salo Hali” Shkodër.
Nga ana e policisë është gjetur dhe sekustruar, në cilësinë e provës material, arma e ftohtë (thikë), me të cilën shtetasi FlorencHarusha, ka kryer krimin.
(s.g/BalkanWeb)