E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet në Tiranë, mblidhen krerët e policisë

Vrasjet në Tiranë mbledhin drejtuesit më të lartë të Policisë. Krerët më të lartë të policisë së kryeqytetit u mblodhën në një takim urgjent pas vrasjeve të ndodhura gjatë mbrëmjes së të enjtes. Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj, drejtori i krimeve të rënda Tonin Vocaj si dhe shefa të komisariateve të Tiranës janë takuar në ambjentet e policisë së Tiranës ku mësohet të jetë diskutuar në lidhje me ngjarjet e rënda që ndodhën shumë pranë njëra tjetrës në kryeqytet. Tirana është tronditur nga dy vrasje në harkun kohor të pak orëve mbrëmjen e djeshme. Më herët një grua rreth 35- vjeçare u qëllua për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar në Shkozë, ndërsa viktima është Eleni Basho.Viktima mësohet se ka qënë me profesion farmaciste, dhe në momentin që është qëlluar ishte duke u kthyer nga puna. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të saj. Pas vrasjes në Shkozë, një tjetër atentat u shënua përsëri në Tiranë. Megi Jokiçi, 25-vjeç humbi jetën në spital si pasojë e plumbave të marra në nofull dhe u plagos Aleksandër Gocaj, 27 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatorëve. Aktualisht policia vazhdon hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›