Fier, gjendet i mbytur në Seman 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur pas mesnate në bregdetin e Semanit në Fier.
Viktima është identifikuar si shtetasi A.Kulari 45 vjeç, banues në lagjen "28 nëntori" në Fier ndërsa dyshohet se ai është mbytur mbrëmjen e djeshme.
Kërkimet për gjetjen e 45-vjeçari kanë nisur pasi policia ka gjetur rrobat e tij në breg. Dyshohet se viktima ka hyrë në det për tu larë por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Pas disa orësh kërkimesh forcat e policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 45-vjeçarit nga uji.