Gjykim i shkurtuar per Armando Kasaj

Ish-shefi i IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës gjykim të shkurtuar. Kërkesë kjo e cila është pranuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Gerd Hoxha. Në seancën e gjyqësore u vendos që më 12 korrik do të paraqiten konkluzionet e prokurorit, Ndini Tavani i cili do të kërkojë edhe dënimin për Kasajn. Ky i fundit përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar që do të japë gjykata. Ndërsa në seancën e zhvilluar ndaj ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, gardistit Agim Llupo dhe shoferit të Prendit, Margarit Kume janë pyetur dy dëshmitarë të tjerë lidhur më ngjarjet e 21 janarit. Asnjëri nga dëshmitarët nuk ka deklaruar se e dinte kush i ka qëlluar apo se nga kanë ardhur krismat. Séanca e ardhshme po ashtu do të vijojë më pyetjen e dëshmitarëve.