Levan-Vlore debat ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese
Autostrada Levan-Vlorë , pjesë e korridorit Veri-Jug të Shqipërisë do të përfundojë pas dy javësh.
Por projekti i ndërtimit të kësaj autostrade 24.2 km është ndeshur me një sërë problematikash komplekse, të cilat kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen për disa ndryshime në projekt, që kanë kanë çuar në rritjen e kostos me afro 5 milionë euro.
Pretendimet e opozitës në Komisionin parlamentarë të Veprimtarisë Prodhuese u përqendruan në akuzat për favorizimin e kompanisë fituese. Akuza këto që u hodhën poshtë nga nëndrejtori i përgjithshëm i rrugëve, Ylli Gjoni sipas të cilit janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
Ndryshimet në projekt kanë të bëjnë me aspektet teknike të tij duke filluar me sigurimin e qëndrueshëm dhe jetëgjatësinë e kësaj vepre madhore të infrastrukturës e cila në projektin e parë ishte parashikuar 10 vjet.
Sipas propozimit për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese në marrëveshjen e huasë vlera fillestare e kontratës nga 41.9 milionë euro ndryshon në 59.7 milionë euro për ndërtimin e një autostradë sipas standarteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.