E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder burg te perjetshem Admir Tafilit

Gjykata e Shkodrës ka  dënuar me burgim të përjetshëm Admir Tafilin, ekzekutorin e vëllezërve Pjetrushi në Grudë në muajin mars të këtij viti. Edhe pse mbrotja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesa nuk është pranuar. Vetë Tafili ka pranuar vrasjen, duke treguar se vëllezërit i ka ruajtur për gati dy javë dhe ka ditur gjithë lëvizjet e tyre. Më pas i ka pritur dhe i ka qëlluar në prite. Sipas tij, vrasja është bërë për gjakun e babait të tij. Ai ka treguar madje se e ka njoftuar Prel Pjetrushi se do të hakmerrej ndaj vëllezërve, duke qenë se nuk hakmarrej dot ndaj tij. Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë, të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç qe ndodhi më 18 mars rreth orës 08:00 në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›