Fier, gjendet pa jetë një 45-vjeçar
Fier-Një 45-vjeçar është gjetur pa jetë në orët e natës në qendër të qytetit të Fierit. Sipas burimeve zyrtare të policisë ai është parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. “Viktima është shtetasi Bashkim Çepele, 45-vjeç, banues në lagjen ‘Kastriot’ të qytetit”- thonë të njëjtat burime, duke sqaruar se trupi i tij është gjetur në afërsi të godinës së Bashkisë së qytetit.
Ai u dërgua menjeherë në spital, por mjekët konstatuan se kishte mbërritur pa shenja jete dhe ia dërguan morgut për procedurat e nevojshme. Nga hetimet paraprake të policisë mendohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Kjo, sepse nga kqyrja e trupi nuk është parë asnjë lloj dëmtimi, apo shenja të tjera, që mund të kenë ardhur nga faktorë të jashtëm, të tipit dhunë, apo goditje me armë, ose mjete të tjera.
Dëshmitarë, që janë pyetur në polici kanë treguar se e kanë parë shpesh kohët e fundit në zonën ku u gjet i vdekur. Ai jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë nga familja dhe ka qenë në kërkim të një pune, pasi si mëoshet ishte person i papunë.
“Detaje rreth shkakut të vdekjes do ta japë ekspertiza mjeko-ligjore, por të dhënat e para janë për një vdekje natyrale”- thonë burimet e policisë.