E Diel, 1 Nëntor 2026

Vieira kthehet në çështje, Franca është në kaos

Përveç "frakturës" ndërmjet federatës dhe Domenekut, plas edhe një polemikë, në lidhje me futbollistin e Interit

Kombëtarja franceze është në krizë, por një pjesë e fajit i takon kapitenit Patrik Vieira. Mesfushori i Interit është në qendër të një "çështjeje", e cila ka shtuar tensionin dhe frakturën në grupin "blu". "Garda e vjetër" ka bllokuar përshtatjen e të rinjve në skuadër, para europianit të dështuar, dhe po vazhdon ta bëjë edhe tani diçka të tillë, duke kompromentuar kualifikimin për në botëror.

DEMTIMI - Gjithçka nisi më 30 majin e kaluar, gjatë miqësores së luajtur ndaj Paraguajit, përpara Euro 2008-s, ku Vieira u dëmtua. Dy ditë më vonë erdhi verdikti "i pamëshirshëm" i mjekut: "Tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe pushim i detyruar për rreth një muaj". E përkthyer ndryshe, kjo do të thoshte: Lamtumirë Europian! Por Vieira nuk ishte dakord.

INJEKSIONI - Sipas "El Parisien", kapiteni dëshironte me çdo kusht të luante në Austri dhe Zvicër; këtë ia tha shokut të skuadrës, Uilli Sanjol. Ky i fundit e gjeti zgjidhjen, duke sjellë mjekun e Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane. Doktor Hans Myler Vohlfahrt i propozoi Vieirasë një injeksion "Actovegin" ose, ndryshe, gjak viçi i përpunuar. Një produkt i reklamuar në Gjermani, por që në Francë nuk lejohet dhe, si rrjedhojë, nuk shitet. "Actovegin" nuk është në listën e ilaçeve dopuese, por specialistët francezë janë gjithmonë kundër injeksioneve të tilla.

DISKUTIMI - Kësisoj, hapet një debat në stafin mjekësor të kombëtares franceze, që del haptazi kundër këtij injeksioni. Në atë moment, futen në skenë edhe Rajmon Domenek, së bashku me kreun e Federatës Franceze të Futbollit, Eskaletes. Ky i fundit i kërkon një mendimin edhe Xherard Sailantit, kirurgut të famshëm që operoi Ronaldon, i cili shprehu opinion negativ. Në këto kushte, Vieira heq dorë nga injeksioni dhe u mbyll diskutimi.

PASOJAT - Të paktën, vetëm në dukje, sepse mesfushori mbetet në listën e të grumbulluarve, edhe pse është i padisponueshëm. Shumë shpejt, "çështja" hapet përsëri. Muler Vohlfart "hakmerret", duke e kritikuar haptazi stafin francez për diagnozën në rastin e Riberisë, i cili u dëmtuar ndaj Italisë. Francezët thanë se bëhej fjalë për një ndrydhje të vogël, ndërsa, në të vërtetë, fatazisti kishte këputur ligamentet e kaviljes. Këto kritika sollën edhe largimin e mjekut "blu" gjatë muajve të verës.

SKUADRA - Por pasojat më të mëdha që ka lënë kjo çështje duket se godasin drejtpërdrejt dhomat e zhveshjes. Prezenca e kapitenit, "kovaleshent" për tri javë (mund të luante vetëm në gjysmëfinale), vetëm e shtoi tensionin mes futbollistëve të vjetër dhe atyre të rinj. Në vend të Vieirasë, mund të kishte luajtur Metju Flamini, i cili vinte nga dy sezone të shkëlqyera me Arsenalin dhe ishte para transferimit te Milani. Fakti që Domenek nuk e grumbulloi Flaminin, u prit keq nga futbollistët e rinj; kjo u duk në moralin e tyre. "Blutë" nuk arritën të kalojnë as fazën me grupe.

TENSIONI - Kjo është klima që po përjeton Franca, në prag të ndeshjes vendimtare, ditën e shtunë, ndaj Rumanisë. Vendimtare për rrugën drejt botërorit dhe për stolin e Domenekut. Zërat në korridoret e Federatës Frenceze pohojë se as fitorja nuk do ta shpëtonte. Tensioni i trajnerit "astrolog" duket, teksa ai nuk u paraqit në konferencën për shtyp, si zakonisht, ditën e parë të grumbullimit në "Clairefontaine". Midis kandidatëve për të marrë vendin e tij janë Blank, Deshamp, Bogosian dhe Hulier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›