E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia e Lipit nuk humbet prej 28 ndeshjesh

 

Nën drejtimin e Marçelos, mund të arrihet rekordi i Vitorio Pocos, 30 gara pa dështuar

Thotë se nuk është shumë skeptik, por ndonjë "shenjë" po e bën edhe ai. Rekordi i Vitorio Pocos është aty, i bukur dhe i arritshëm. Rekordi i 30 ndeshjeve radhazi i Italisë pa humbje: trajneri mitik i "axurrëve", dy herë fitues i Kupës së Botës, ku fitoi mes 1935-s dhe 1939-s. Me pak fat, në të vërtetë, ecuria mund të ndalonte te shifra 11, por Austri-Itali u ndërpre 15 minuta para fundit për akte vandalizmi të tifozëve vendës. Austriakët po fitonin 1-0... Kështu, Marçelo Lipi është një hap larg Pocos: 28 ndeshje pa humbur. Humbja e fundit (për më shumë e padrejtë) daton më 9 tetor 2004, Slloveni-Italia 1-0 në fushën e ngrirë të Celjes. Gjëja më zbavitëse është se dështimet e fundit të Lipit janë përqendruar mes debutimit (0-2 në Islandë, miqësore) dhe ndeshjes së katërt, nën drejtimin e tij (pikërisht Sllovenia). Që atëherë, "axurrët" asnjëherë nuk janë gjunjëzuar në rezultat, nëse përjashtohet vetëm loja e dobët në Qipro në epokën e dytë të Lipit. Aty po, që e meritonte të humbiste, por Anorthosisi po shpjegon që vuajtje të tilla nuk janë rastësi. Tani radhën e ka Bullgaria dhe Mali i Zi. Nuk bëhet fjalë për kundërshtarë të frikshëm. Në teori, pengesa më e rrezikshme është e para, të shtunën në Sofje kundër "nipërve" të Stoiçkovit. Në të vërtetë, një "rrëshqitje" në Leçe të mërkurën, më 15 tetor, kundër Malit të Zi, nuk është parashikuar. Pastaj, nëse ëndërron, nuk kushton asgjë, ja: 1) miqësorja e nëntorit me Greqinë, për të arritur në kuotën 31 (duke thyer kështu arritjet botërore të Baziles e Klementes); 2) supersfida me Brazilin (në shkurt në Londër) ku, nëse nuk humbet, do të merrte rezultatin e 32-të të vlefshëm radhazi, një rekord absolut. Më mirë të mos flitet më!

Mes Pocos, Lipit e teknikëve të tjerë "axurrë" ka diferencë. Ecuria më e mirë i përket Valkarexhit, mes 1968-s dhe 1970-s (18), e mbyllur kundër Brazilit. Ai që e ndjek është Viçini (15), Saki (15) e Bearxoti (14). E mbyll renditjen Donadoni, 7 ndeshje radhazi pa asnjë humbje, deri te miqësorja, në prag të Europianit me Spanjën (0-1). Ndërsa në Vjenë përfundoi 0-0. Para 11-metërshave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›