E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, grabitet pika e këmbimit valutor

Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në një këmbim valutor në fshatin Levan të Fierit.

Mësohet se persona të maskuar kanë hyrë në zyrat e pikës së këmbimit dhe kanë detyruar punonjësin t`u jepte atyre paratë.
 

Nuk dihet ende shuma e grabitur në këmbimin valutor.
 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›