Tiranë, zjarr në një banesë në Laprakë
Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në një banesë pranë shkollës “Aleks Buda” por fatmirësisht nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarri.