Vdekja e ambasadores, krerët e shtetit homazhe në ambasadën çeke
26/08/2011 Topi, Berisha dhe Topalli zhvilluan homazhe në nderim të ambasadores çeke
“Ndarja nga jeta e saj, një humbje e madhe, jo vetëm për Çekinë, por edhe për vendin tonë”
Krerët më të lartë të shtetit Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli zhvilluan dje homazhe në nderim të ambasadores çeke, Marketa Fialkova, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Personalitetet më të larta të shtetit kanë vlerësuar ambasadoren si një figurë që ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa ndarja nga jeta e saj është cilësuar si humbje e madhe, jo vetëm për Çekinë, por edhe për vendin tonë. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu dje, ngushëllimet ambasadës së Republikës së Çekisë në Shqipëri. Kryeministri la një shënim në librin e ngushëllimeve, ku vlerësoi kontributin e zonjës Fialkova në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njëherësh dhimbjen për ndarjen nga jeta të saj. “Marketa Fialkova, me dashurinë e përkushtimin e saj për Shqipërinë e shqiptarët dha një ndihmesë shumë të çmuar në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor midis dy kombeve e dy vendeve tona. Unë shpreh me këtë rast, mirënjohjen më të thellë për të gjithë kontributin e saj, nderimin në të madh për kujtimin që ajo lë, ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Marketës, punonjësit e ambasadës çeke në Shqipëri, qeverisë e kombit mik çek dhe i lutem Zotit që shpirti i saj të gjejë paqen e merituar”, theksoi Berisha në shënimin e tij kushtuar vdekjes së ambasadores. Ambasadorja çeke, Marketa Fialkova, lindi më 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë. Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki. Market Fialkova u emërua si ambasadore e Republikës Çeke në Tiranë në vitin 2007, ndërsa më herët ka punuar si ambasadore në Poloni.