E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, gripi "mbërthen" fëmijët, mjekët i druhen epidemisë

Numri i të prekurve nga gripi i ka kaluar të 900 personat në qytetin e Fierit, të cilët kanë kryer vizita mjekësore këto tre ditë. Vetëm në spitalin Pediatrik të Fierit, çdo ditë vizitohen rreth 60 fëmijë të moshës nga 0 deri në 10 vjeç. Mjekët shprehen se vizitojnë shumë fëmijë të cilët kanë simptomat e këtij virusi, i cili zgjat katër ose pesë ditë.
Mjekët e pediatrisë shprehen se numri i të prekurve nga gripi po rritet dhe gjendja mund të  kthehet në epidemi nëse i kalon me këtë numër vizitash. Këto ditë të ftohta kanë bërë që numri i vizitave jo vetëm në spitalin pediatrik në Fier, por në të gjitha qendrat shëndetësore të rritet ndjeshëm numri i të sëmurëve. Të dhënat që janë kërkuar prej DSHP-së janë bërë publike për median. Vetëm tre ditët e fundit në dyert e mjekëve  të qytetit Fier janë vizituar rreth 900 pacientë të moshave të ndryshme. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së shëndetit Parësor dhe epidemiologia Anila Moci.
Mjekët nga ana e tyre kanë dhënë këshillat e tyre pasi në këto ditë të ftohta duhet të qëndrojnë brenda e në temperatura të ngrohta duke përdorur edhe lëngje të ngrohta .
Nga ana tjetër, mësohet se në shumë farmaci të qytetit Fier kanë mbaruar vaksinat antigrip.

Email This Klikime: 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›