Fier, hidhet në lumë për të marrë një shpend, mbytet 30-vjçari

Fier, 24 janar NOA – Ajo që duhet të ishte një
ditë argëtimi për atë e bir të cilët kishin menduar të argëtoheshin duke shkuar
për gjueti është kthyer në ditë morti për familjen Korobaci.
Gjithçka ka ndodhur mesditën e sotme në lumin
Seman në Fier, kur 30-vjçari Erjon Korobaci është mbytur në lumë teksa
përpiqej të merrte një shend që vrau.
I riu kishte dalë për gjueti bashkë më babin e
tij që në orët e paradites së sotme ë pyll.
Pasi ka gjuajtur për të vrarë një shpend kanë
arritur të shënjojnë një shpend i cili ka rënë në lumë.
Korobaci është hedhur menjëherë në lum për të
marrë shpendin por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë.
Ujërat e rrëmbyera dhe temperaturat e ulëta
kanë mbytur djalin i cili nuk ka dalë më në breg.
Babai i tij ka dhënë alarmin, ndërsa forca të
shumta policie mbërritën në vendngjarje për të filluar kërkimet për gjetjen e
trupit të 30-vjçarit.
k.k/NOA